16 vite së bashku!

Historiku
“KOSMONTE FOODS TIRANA” SH.P.K, ushtron aktivietin e saj në fushën e importit dhe distribuimin e produkteve ushqimore të freskëta në Republikën e Shqipërisë që nga viti 2006. Të pranishëm në mëse 90 % të tregut kombëtar, qëllimi i punës sonë është përmbushja në mënyrë efikase e nevojave të tregut vendas duke përcjell trendet kombëtare e ndërkombëtare përmes vazhdimësisë së risive. Për klientin tonë në ofrojmë Tregun e markave kryesore ndërkombëtare, reklama dhe promovime që synojnë mbështetjen e markave të kualitetit të lartë me cmim konkurues.
Misioni & Vizioni
“Kosmonte Foods Tirana” sh.p.k ka ndërtuar ndër vite një kulturë institucionale të karakterizuar nga transparenca, qeverisja e mirë e shoqerisë, komunikimi me klientin dhe bashkëpunimi i ngushtë mes strukturave të brendshme dhe instutucioneve të Republikës së Shqipërisë për arritjen e objektivave strategjike të saj.
Dëshirojmë të theksojmë se, kjo shoqëri ka një model biznesi të qartë dhe të qëndrueshëm, i cili ruan përshtatshmërinë në çdo kohë, një strukturë qeverisje në përputhje me praktikat më të mira të distribuimit të produketve ushqimore të freskëta, që garanton autonominë operacionale e cila mbështetet nga një sistem kontrollesh dhe ekuilibrash të mirëpërcaktuar.
Vlerat tona
Orientimi i kompanisë, krahas aspektit komercial, përqëndrohet në punën dhe këmbënguljen e palodhshme për ngritjen e performancës së të punësuarve në kompani dhe forcimin e bashkëpunimit me kompanitë partnere dhe politikat e mireqenies sociale te punemarresit.
Vlerat qe perbejne themelin e kultures institucionale janë përgjegjshmëria ndaj obligimeve ligjore e rregulluese, integriteti moral, kompetenca profesionale, fokusi te klienti, angazhimi ndaj komunitetit dhe inovacioni.

Distribuimi
Menaxhmenti ynë ka vite të tëra përvoje në fushën e importit dhe distribuimit. Ekipi ynë i ekspertëve me përvojë shumëvjeçare dhe njohuri në fushën e shërbimeve të logjistikës, automjetet e depot më moderne për distribuim, e bëjnë Kosmonte-n që të krijoj partnerë në biznes, të ofroj siguri dhe besueshmëri se mallrat do të dorëzohen në çdo destinacion në kohë rekord.
Depot
Aktiviteti i shoqërisë aktualisht është i vendosur në një qendër të vetme, vendosja gjeografike e së cilës është pranë rrugës nacionale Tiranë-Rinas, 5 km larg Degës së Doganës Tiranë, e cila ofron shërbimet si: ambjente magazinimi, ambjente frigoriferike, zyra dhe ambjente të tjera të shfrytëzueshme. Depot e pajisura me teknologji moderne dhe stafi profesional garantojnë magazinim profesional dhe shërbime të logjistikës.
Logjistika
Ne vazhdimisht jemi duke zhvilluar logjistikën për të plotësuar kërkesat e partnerëve tanë të biznesit dhe duke ofruar shërbime logjistike në Shqipëri dhe rajon. Baza e biznesit tonë është që të sigurojë qasje individuale për çdo klient duke ofruar zgjidhje për nevojat e tyre specifike sa i përket logjistikës. Monitorimi i vazhdueshëm i kërkesave në treg, përshtatja dhe përmirësimi i vazhdueshëm i rrjeteve të logjistikës, optimizmi maksimal i burimeve në tregun vendor dhe atë të jashtëm, si dhe bashkëpunimi i mirë e afatgjatë me furnizuesit, kanë bërë që të zhvillojmë një makrodistribuim në vend dhe jashtë vendit.
Transporti
Për partnerët tanë të biznesit ne ofrojmë shërbimet më të mira të transportit në regjimet plus dhe minus brenda dhe jashtë vendit. Kosmonte shquhet për reputacion të sinqertë në tregti, shërbime efektive dhe në kohë
Sistemi GPS
Kosmonte Foods Tirana është pjesë e sistemit kontrollues - GPS, i cili raporton pandërprerë për kohën dhe vendndodhjen e secilit automjet. Në këtë mënyrë bëhet mbikëqyrja e vazhdueshme e shpejtësisë së zhvilluar, si dhe itinerari i lëvizjes së automjetit. Ky sistem, përpos që i mundëson kompanisë monitorimin në çdo kohë, të saktësisë dhe efikasitetit të shpërndarjes, po ashtu ndihmon edhe në vlerësimin e drejtë të rrjetit të shpërndarjes.
Sistemi PDA
Ky sistem i integruar i ka mundësuar kompanisë që në çdo moment të ketë informata në kohë reale mbi gjendjen e mallit në depo dhe të porosive nga blerësi. Gjithashtu, përmes këtij sistemi, secili shitës në terren në mënyrë elektronike realizon shitjen, lëshon faturën dhe bën porosinë e mallit për ditën e nesërme. Këto informata të pranuara në databazën e kompanisë tonë, përpunohen në mënyrë automatike dhe krijohen raporte të dobishme dhe reale për sasinë e mallit në depo, për shitjet ditore, për planifikimin e porosive të radhës, si dhe krijohen raporte të tjera sipas nevojave të menaxhmentit të korporatës dhe prodhuesve.
Kosmonte Foods
Shqipëri UAE - Dubai Gjermani